Transmetuar më 06-06-2020, 11:30
Keshilli Politik, reforme zgjedhore- Foto arkiv

Pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, pasditen e sotme në orën 18.00, do të mblidhet Këshilli Politik.

Mbledhja e përfaqësuesve të PS, PD, LSI dhe opozitës parlamentare do të mbahet tek Pallati i Kongreseve dhe vjen për të pasqyruar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Marrëveshja për reformën zgjedhore u arrit pas takimeve intensive mes palëve, me ndërmjetësinë e ambasadorëve kryesorë në vend, me në krye atë amerikane Yuri Kim. /a.y/noa.al

DOKUMENTI I PLOTË/ Ja marrëveshja që pranuan mazhoranca dhe opozita për reformën zgjedhore

Presidenti hedh poshtë marrëveshjen: Nuk siguron zgjedhje të lira

Rama dhe Basha komentojnë marrëveshjen për Reformën, Kryeministri i “pakënaqur”

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, flasin ambasadorët Kim dhe Soreca

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, pritet zyrtarizimi pas mbledhjes së Këshillit Politik