Transmetuar më 06-06-2020, 10:34

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ofron një mundësi më shumë për të gjithë studentët, apo profesionistët e rinj që duan të marrin pjesë në një program shkëmbimi.

Jeni studentë, studiues apo profesionistë të rinj të interesuar për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara?

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se do të ofrojë sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright për studentë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara, për programin Fulbright për Studiues të Huaj për studiues të interesuar të bëjnë kërkime ose të japin mësim në Shtetet e Bashkuara, dhe programin Hubert H. Humphrey për profesionistë që janë në mes të karierës së tyre.

Për të marrë pjesë në sesionet informuese të ardhshme, regjistrohuni duke klikuar Këtu. /a.y/noa.al