Transmetuar më 06-06-2020, 09:58

Presidenti Ilir Meta kujton se sot është dita Kombëtare e Suedisë, për të cilin thotë se është një vendi kampion të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.

“Bashkë me urimin zyrtar për Madhërinë e Tij, Carl XVI Gustav, dua të shpreh urimet më të mira për të gjithë bashkëkombasit tanë, të cilët jetojnë në këtë vend si qytetarë të denjë dhe janë faktor i rëndësishëm për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve e popujve tanë. Ne jemi të lumtur që shumë prej tyre kanë arritur majat e suksesit në këtë vend në të gjitha fushat. Dhe kjo vetëm falë mundësive që ofron demokracia e vërtetë”, shkruan Presidenti.

Teksa i shpreh urimet mbretit Carl XVI Gustaf, Meta thotë se “Dua t’i shpreh familjes mbretërore dhe të gjithë qytetarë suedezë urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë kaq të rëndësishme për Suedinë. Duke përfituar nga ky rast shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe kahershme mes Suedisë dhe Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se në saje të vullnetit dhe vendosmërisë sonë të përbashkët, kjo miqësi do të vazhdojë të rritet e të forcohet edhe më tej në ardhmen”.

Më tej ndalet tek pandemia Covid-19 ka goditur mbarë botën dhe vendet tona, duke uruar që së bashku me veprime të mirëmenduara e bashkërenduara, me mençuri dhe forcë do ta kapërcejmë këtë situatë, do të rikthehemi në normalitetin e jetës së përditshme dhe do të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë. /a.y/noa.al