Transmetuar më 06-06-2020, 09:22

Pas ditësh të tëra me takime intensive, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, arritën që të gjejnë marrëveshjen në orët e vona të së premtes, lidhur me reformën zgjedhore.

Por marrëveshja nuk u pranua nga deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, pjesë e Këshillit Politik për reformën.

Kjo ka bërë që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim të thërrasë në takim në orën 10.00 të kësaj të shtune, disa përfaqësues të opozitës parlamentare.

Po ashtu takimi vjen pasi opozita parlamentare i dërgoi ditën e djeshme një letër ambasadores, ku pretendonte se janë lënë jashtë procesit.

Takimi do të mbahet në rezidencën amerikane, aty ku gjatë gjithë këtyre ditëve u negociua për gjetjen e gjuhës së zgjidhjes. /a.y/noa.al

DOKUMENTI I PLOTË/ Ja marrëveshja që pranuan mazhoranca dhe opozita për reformën zgjedhore

Presidenti hedh poshtë marrëveshjen: Nuk siguron zgjedhje të lira

Rama dhe Basha komentojnë marrëveshjen për Reformën, Kryeministri i “pakënaqur”

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, flasin ambasadorët Kim dhe Soreca

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, pritet zyrtarizimi pas mbledhjes së Këshillit Politik