Transmetuar më 06-06-2020, 08:42

Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj bën deklaratë dashurie ndaj të shoqit.

Ajo ka ndarë një fotografi ku shihen duke darkuar në restorant.

Në fotografi ata shihen duke u parë në sy, ndërkohë që Anita e shoqëron foton me fjalë dashurie.

“Se mali me mal nuk bashkohet, e zemrat takohen një ditë”, shkruan Anita.

Në intervista televizive Anita ka thënë se Ramushi është shume burrëror dhe kjo është arsyeja se pse e ka zgjedhur.

Çifti i njohur, janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze dhe martesa mes tyre, duket se po ecën më së miri. /a.y/noa.al