Transmetuar më 06-06-2020, 08:18

Të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, përgjigjet e së cilës u shtyn për shkak të emergjencës së koronavirusit, duhet të bëhen gati.

Pasditen e sotme, në orën 18.00 do të dalin të përzgjedhurit si fitues.

Shtyrja e përgjigjeve u bë me një muaj, ndërkohë që ishin parashikuar për në 5 maj.

Të gjithë të regjistruarit, me anë të numrit të tyre unik, pas orës 18.00 të ditës së sotme duhet të kontrollojnë në  “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së duke klikuar tek https://dvprogram.state.gov/ /a.y/noa.al