Transmetuar më 05-06-2020, 21:04

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara dhe ai i Bashkimit Europian folën për mediat pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore nga Këshilli Politik.

Yuri Kim tha se marrëveshja ishte rezultat i diskutimeve të vështira të palëve politike.

“Jemi të kënaqur që Këshilli arriti këtë marrëveshje. Ky është rezultat i diskutimeve shumë të vështira dhe vendimeve po aq të vështira.

Të gjitha palët që ishin të pranishme kanë dhënë kontributet e tyre por edhe kanë hequr dorë nga diçka. E bënë këtë në mënyrë që të jetë Shqipëria që përfiton nga kjo. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje. Por po ta shohin në një kuadër më të gjerë se kjo është diçka për të cilën do japin mbështetjen e tyre.

Ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe do vijojmë t’ju mbeshtesim drejt anëtarësimin në BE”, tha ambasadorja amerikane.

Ndërkohë ambasadori i BE tha se me këtë marrëveshje, Shqipëria është më pranë anëtarësimit në BE.

“Marrëveshja ka ardhur si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës. Shqipëria tani është afër BE-së sonte sepse një prej kushteve të hapjes së negociatave do përmbushet shpejt”, u shpreh ai. /k.k/noa/al/