Transmetuar më 05-06-2020, 20:55

Përfaqësuesit e opozitës jashtë Parlamentit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili folën pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik me ambasadorët.

Ata thanë se në zgjedhjet e ardhshme identifikimi biometrik do ë shtrihet në të gjithë vendin, ndërsa depolitizimi i administratës zgjedhore nuk do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme.

Menjëherë pas kësaj marrëveshje ka reaguar ambasadori i BE-së, që uron gjithë partitë politike për dakordësinë e arritur.

Sipas tij, kjo është një arritje e rëndësishme  nga e cila do të përfitojnë qytetarët shqiptarë.

Edhe OSBE ka përshëndetur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.