Transmetuar më 05-06-2020, 19:40

Palët politike kanë arritur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, pas disa ditësh intensive me takime, edhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Disa burime, ende të pakonfirmuara, kanë thënë për NOA.al se tanimë mbetet vetëm zyrtarizimi pas mbledhjes së thirrur në orën 19:30.

Çështja e administrimit zgjedhor tanimë është zgjidhur, dhe do të jenë përfaqësuesit e partive politike që do të zbulojnë detaje pas mbledhjes.

Në mbledhje marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë diplomatikë në vend, si ambasadorja amerikane, ai i BE-së dhe kreu i Prezencës së OSBE-së.