Transmetuar më 05-06-2020, 12:42

Ka zgjatur plot 90 minuta takimi mes ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me Presidentin Ilir Meta.

Takimi i nisur në orën 11.00 të paradites së sotme, ka përfunduar rreth orës 12.30, ku kreu i shtetit e ka përcjellë deri në mjetin e saj kryediplomaten amerikane.

Ky takim vjen pas takimeve intensive të ditëve të shkuara me ambasadorët dhe me palët përfaqësues në Këshillin Politik të reformës zgjedhore.

Dy ditë më parë, Kim deklaroi se palët janë afër marrëveshjes por se topi është në anën e Lulzim Bashës.

Sakaq Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për mediat në Presidencë. /a.y/noa.al