Transmetuar më 05-06-2020, 12:00

Fillimisht është vrarë njëri nga dy vëllezërit Bardhi në Krujë, ndërsa tjetri kur ka dëgjuar të shtënat ka dalë nga shtëpia dhe ka vrapuar drejt të vëllait, për tu ekzekutuar edhe ai.

Nga të shtënat e mbrëmjes së djeshme gjetën vdekjen dy vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhontil Bardhi 24 vjeç, të cilët për shkak të plagëve të marra ndërruan jetë rrugës për në spital.

Si të dyshuar për krimin policia ka në kërkim, bashkëfshatarin e tyre, Roland Pula, 32 vjeç, i cili braktisi makinën pas krimit, për të humbur gjurmët.

Hetimet zbuluan se dy viktimat, ashtu sikundër dhe i dyshuari, janë të skeduar për disa vjedhje, ndërkohë që Pula njihej në fshat si person mjaft problematik.

Mësohet se viktimat dhe autorët e dyshuar kanë pasur prej kohësh konflikte dhe përplasje fizike me njeri tjetrin dhe se mbrëmjen e djeshme janë konflikuar në një lokal.

Kjo ka bërë që Pula të largohet për tu rikthyer i armatosur, ku i’u ka bërë pritë dy vëllezërve teksa po ktheheshin në shtëpi.

Konfliktet mes tyre dyshohet se kanë nisur vite më parë, kur vëllai i mesëm i viktimave, ka plagosur me thikë, xhaxhanë e 32-vjeçarit Pula dhe që nga ai moment, konfliktet kanë vijuar me ulje-ngritje. /a.y/noa.al

Njëri nga dy vëllezërit e ekzekutuar në Krujë, kishte studiuar për t’u bërë prift

Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar me kallashnikov, si nisi konflikti/ Emri i të shpallurit në kërkim

Masakër me dy persona të vrarë në Krujë, kërkohet autori i vrasjeve