Transmetuar më 05-06-2020, 10:35

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, e cila është angazhuar në gjetjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore ka intensifikuar takimet.

Në orën 11.00, ajo pritet të mbajë një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta, duke i shkuar Presidentit në zyrë.

Ky takim vjen pas takimeve intensive të ditëve të shkuara me ambasadorët dhe me palët përfaqësues në Këshillin Politik të reformës zgjedhore.

Dy ditë më parë, Kim deklaroi se palët janë afër marrëveshjes por se topi është në anën e Lulzim Bashës. /a.y/noa.al