Transmetuar më 05-06-2020, 10:03

Cristiano Ronaldo kundër Lionel Messi, një rivalitet i përjetshëm. Gola, topi i artë, Champinons League dhe një konkurrencë që vazhdon prej vitesh.

Por në klasifikimin e fundit, futbollisti i Juventus ka mposhtur Messin.

Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori, i cili ka kaluar 1 miliardë dollarë fitime në karrierën e tij.

Në klasifikimin e publikuar së fundmi nga Forbes, me 105 milionë dollarët e fituar vitin e kaluar, CR7, u rendit i dyti në pistën e sportistëve më të paguar, pas tenistit Roger Federer me 016 milionë dollarë, por para Messit me 104 milionë.

Me fitimet e vitit të fundit, Ronaldo kalon 1 miliardë dollarë fitime gjatë karrierës së tij. /a.y/noa.al