Transmetuar më 05-06-2020, 08:22

Zbardhet plagosja e ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku u qëllua me armë zjarri i riu Vasel Koçeku.

Nga hetimet intensive u bë, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, R. Z., 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu është bërë ndalimi i 27-vjeçarit Koçeku, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19.

Gjithashtu u bë ndalimi i E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë. /a.y/noa.al

Shkodër, plagoset me armë zjarri një person/ Emri