Transmetuar më 04-06-2020, 22:02

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Reforma Zgjedhore është e rëndësishme, sepse prej 30 vitesh kërkohet me ngulm nga OSBE-ODIHR.

Duke folur këtë mbrëmje në "Opinion", Rama tha se kryesore e ODHIR-it, është që të depolitizohet administrata zgjedhore.

“Pse e bëjmë reformën. Reformën nuk e kemi kërkuar ne. Unë nuk besoj dhe e mbështes me fakte, që në Shqipëri, që nga një periudhë e gjatë kohore zgjedhjet të jenë prekur në komisione.

Nuk besoj se në komisione ndodh hataja për asnjë parti. Përpara kemi një detyrë të qartë, të depolitizojmë administratën zgjedhore dhe kjo është kërkesë kryesore e ODHIR-it.

Na kërkohet nga BE-ja dhe SHBA-ja një ligj zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE ODIHR. Nëse nuk është bërë këto 30 vite, kjo nuk do të thotë që në 30 vitet e tjera të mos bëhet. Është kërkesë eksplicite e ODHIR.”, tha Rama në emisionin “Opinion”.