Transmetuar më 04-06-2020, 18:13

Edhe pse vijon të ketë raste të reja dhe humbje në jetë njerëzore, kurba e koronavirusit në Itali është në ulje prej ditësh.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 177 raste të reja, ndërsa 88 pacientë kanë humbur jetën.

Numri i viktimave nga pandemia e koroanvirusit ka arritur deri më sot në 33 mijë e 689, ndërsa të infektuarit në 234 mijë e 013.

Lajm i mirë është edhe shërimi i 5 mijë e 503 pacientëve në vetëm 24 orë. Por mbi 300 të tjerë vijojnë të jenë në terapi intensive.

Ndërkaq, në 3 qershor Qeveria italiane ka vendosur hapjen e kufijve mes 21 rajoneve italiane si dhe kufijtë e jashtëm me të gjitha vendet anëtare të BE-së. /k.k/noa.al/