Transmetuar më 04-06-2020, 18:05

E ftuar në "Mes Yjesh", në Ora Neës, këtë të enjte ka qenë gazetarja dhe njëkohësisht këngëtarja Genta Hodo.

Gazetari i ka kërkuar Gentës, si një gazetare me experience, që t’i tregojë gjënë më të çmendur që ka bërë për të realizuar një intervistë.

"Gjatë verës në jug, marr vesh që ishte Alban Skënderaj që do të këndonte live atë natë në. Gjej numrin e menaxherit, por ai nuk po më përgjigjej.

Më pas marr vesh që Albani po hante darkë diku. Shkoj atje dhe ishte me të atin, vëllain dhe i ndërpreva darkë. Shkoj e përshëndes, dhe ai tregua tej mase i sjellshëm, se të isha unë dhe të më prishnin darkën…, dhe unë ja prisha darkën.

Mbaroi shpejt e shpejt dhe erdhi më pas, e realizuam", tregoi Genta duke i kërkuar dhe falje këngëtarit.