Transmetuar më 04-06-2020, 17:41

Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy pronarë hotelesh që kishin ngritur një rrjet prostitucioni në Rrogozhinë.

Pas hekurave janë lënë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha, ndërkohë për 5 vajzat që ata i shfrytëzonin si prostituta, duke përfituar 1/3 e fitimit për pagesa deri në 100 euro, janë lënë në arrest shtëpiak.

Hetimet për këtë grup kanë zgjatur rreth 7 muaj ku policia ka bërë vëzhgime dhe përgjime të ndryshme mes këtyre vajzave që ushtronin prostitucion dhe klientëve të tyre.

Nga verifikimet rezulton se ato ushtronin prostitucion jo vetëm në dy hotelet “Alesio” dhe “Pishat” në pronësi të Fatmir Hoxhës dhe Bujar Gjuzit, por edhe në qytete të tjera si Durrës, Fier, Lushnje, Vlorë etj.

Prova të pa kundërshtueshme për hetimin kanë qenë bisedat që vajzat kanë pasur me klientët kur bien dakord për pazarin. /k.k/noa.al/

“Doktori jam, kur do ta lemë për t’u takuar me atë shoqen”, zbardhen përgjimet e rrjetit të prostitucionit