Kush është ministrja e Jashtme në Qeverinë e re të Kosovës, rezulton e dënuar
Transmetuar më 04-06-2020, 15:34

Meliza Haradinaj-Stublla është emëruar nga dita e mërkurë ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Meliza është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së) dhe më herët ka mbajtur detyrën e këshilltares së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por Meliza Haradinaj-Stublla është dënuar në vitin 2018 me tetë muaj burgim me kusht dhe 1000 euro gjobë, pasi u shpall fajtore për deklarim të rremë, raporton Kallxo.com.

Në formularin për deklarimin e pasurisë, të Agjencisë Kundër Korrupsion, nuk e ka deklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër.

Çështja është në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Ajo ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i përfundoi në Universitetin e Oxford-it, përmes bursës së qeverisë britanike, në specialitetin “Diplomaci”.

Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh anëtare në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Loading...