Transmetuar më 04-06-2020, 15:13

Ditën e sotme ka marrë fund pritja e ëmbël për moderatoren dhe këngëtaren Klea Huta.

Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, si fryt i martesës me kantautorin Elgit Doda.

Lindja duket se ka shkuar mjaft mirë, teksa Klea ka ndarë fotografitë e tre duarve të familjes së re nga spitali, duke zbuluar edhe emrin e vogëlushit.

“Të dashurojmë Krid!! 04/06/2020”, ka shkruar ajo.

E njëjta fotografi është ndarë nga Elgiti, shoqëruar me deklarata dashurie për të shoqen dhe vogëlushin e sapo ardhur në jetë.

“Pak nga pak ne po formojmë pazëllin e jetës tonë, Të dua Klea Huta, të dua Krid”, ka shkruar ai. /a.y/noa.al