Albin Kurti s’e njeh Qeverinë e re: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën e vendit
Transmetuar më 03-06-2020, 19:37

Albin Kurti nuk e njeh Qeverinë e re të Kosovës dhe nuk do të pranojë të bëjë procedurën e pranim-dorëzimit të mandatit.

Në daljen e parë për mediat, pasvotimit të Qeverisë “Hoti” në Parlament”, Kurti tha se Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën e Republikës me vendimin që mori.

“Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka renditur edhe ato që i quan suksese të kabinetit të tij.

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyre. Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë.

213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre”, ka thënë ai në një video-mesazh.

Kirti deklaroi se

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend. /k.k/noa.al/ 

Loading...