Me 61 vota pro dhe 24 kundër, qeveria e Kosovës ka miratuar qeverinë e re me Kryeministër Avdullah Hoti.
Gjatë seancës së sotme, Hoti ka prezantuar kabinetin, i cili do të ketë katër zëvendës kryeministra dhe 16 ministra, pas më se dy orësh debate.
Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë zëvendëskryeministri i parë, ndërsa Driton Selmaj zëvendëskryeministri i dytë.
Dy zëvendës kryeministrat e tjerë do të jenë Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate dhe Goran Rakiq i Listës Srpska, i cili do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.
Seanca e sotme u mbajt në mungesë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi qeveria e Albin Kurtit u shkarkua nga Kuvendi, me anë të mocionit të mosbesimit.
Kabineti qeveritar
Hykmete Bajrami-Ministre e Financave
Besian Mustafa-Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi-Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Arban Abrashi-Ministër i Infrastrukturës
Agim Veliu-Ministër i Punëve të Brendshme
Selim Selimi-Ministër i Drejtësisë
Armend Zemaj-Ministër i Shëndetësisë
Anton Quni-Ministër i Mbrojtjes
Blerim Kuqi-Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Meliza Haradinaj-Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë
Ramë Likaj-Ministër i Arsimit
Skender Reçica-Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Vesel Krasniqi-Ministër i Tregitsë dhe Industrisë
Dalibor Jevtiq-Ministër për Kthim dhe Komunitete
Goran Rakiq-Ministër i Pushtetit Lokal
Enis Kercan -Minisër i Zhvillimit Rural /a.y/noa.al