Pritet votimi i qeverisë së re të Kosovës, Hoti prezanton kabinetin
Transmetuar më 03-06-2020, 13:14
Avdullah Hoti

Në Kosovë po mbahet seanca parlamentare, ku pritet të votohet qeveria e re me Kryeministër Avdullah Hotin, i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por seanca po mbahet në mungesë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi qeveria e Albin Kurtit u shkarkua nga Kuvendi, me anë të mocionit të mosbesimit.

Gjatë seancës së sotme, Hoti ka prezantuar kabinetin, i cili do të ketë katër zëvendës kryeministra dhe 16 ministra.

Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë zëvendëskryeministri i parë, ndërsa Driton Selmaj zëvendëskryeministri i dytë.

Dy zëvendës kryeministrat e tjerë do të jenë Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate dhe Goran Rakiq i Listës Srpska, i cili do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Hykmete Bajrami-Ministre e Financave

Besian Mustafa-Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi-Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Arban Abrashi-Ministër i Infrastrukturës

Agim Veliu-Ministër i Punëve të Brendshme

Selim Selimi-Ministër i Drejtësisë

Armend Zemaj-Ministër i Shëndetësisë

Anton Quni-Ministër i Mbrojtjes

Blerim Kuqi-Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Meliza Haradinaj-Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Ramë Likaj-Ministër i Arsimit

Skender Reçica-Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi-Ministër i Tregitsë dhe Industrisë

Dalibor Jevtiq-Ministër për Kthim dhe Komunitete

Goran Rakiq-Ministër i Pushtetit Lokal

Enis Kercan -Minisër i Zhvillimit Rural /a.y/noa.al

Loading...