Meta: Zbatimi i kushteve të BE, nis me reformën zgjedhore! KE pret lajm pozitiv
Transmetuar më 03-06-2020, 08:55

Presidenti Ilir Meta, del me mesazh lidhur me procesin e reformës zgjedhore dhe integrimit.

Ai flet për mesazhet e ardhura nga Bashkimi Europian, përmes komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi dhe ambasadori Luigi Soreca për reformën zgjedhore.

Kreu i shtetit thotë se mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

“8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”, shkruan Presidenti. /a.y/noa.al

Loading...