Transmetuar më 03-06-2020, 08:41
Pamje nga arrestimet, parate e sekuestruara

Një operacion i policisë i shtrirë në shtatë muaj, ka vënë në pranga tetë persona për shfrytëzim prostitucioni në Kavajë.

“Zhuri” u kodua operacioni, gjatë të cilit u arrestuan dy pronarë hotelesh, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni, pesë vajza që ushtronin prostitucionin dhe një person tjetër, u kap duke kryer marrëdhënei seksuale.

Efektivët e policisë Kavajë pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas shtatë muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal.

Kështu mbrëmjen e djeshme, u finalizua me sukses operacioni duke vënë në pranga Bujar Gjuzi, 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

61-vjeçari është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

Në pranga ra edhe Fatmir Hoxha, 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Hoxha është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.

Po ashtu u prangosën M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të B. Gj., duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370 mijë lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre vajzave për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”. /a.y/noa.al