Transmetuar më 03-06-2020, 08:24

Masa e sigurisë ndaj 21-vjeçarit Kreshnik Tusha, i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në ekzekutimin e dyfishtë të së shtunës mbrëma, është dhënë në Spitalin e Traumës.

Gjykata e Kurbinit ka caktuar ndaj të plagosurit, pasditen e djeshme, “arrest me burg”, si i arrestuari i vetëm për plagosjen e dyfishtë.

Dyshohet se i riu është vrasës me pagesë, ndërsa në ngjarjen e së shtunës gjetën vdekjen në Mamurras, Bujar Lika (Hasani) 37 vjeç dhe Paulin Gjergji (Markaj), 53 vjeç.

Dyshohet se gjithçka ndodhi një atentat mafioz, gjatë të cilit Hasani gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa Gjergji ndërroi jetë mëngjesin e së dielës në spitalin e Traumës.

Gjithë skena u filmua nga kamerat e sigurisë, pamje të sekuestruara për hetimet.

Sakaq në dorën e Hasanit u gjet edhe një pistoletë, e cila shton dyshimet për përplasje me armë, ku dukej se viktima i ruhej një atentati të mundshëm.

Ndërkohë i plagosur në spital, ndodhjet edhe 23-vjeçari Kreshnik Tusha, i cili dyshohet të jetë ndër personat e palës kundërshtare.

Ky i fundit u dërgua nga familjarët në spital, pasi shokët e çuan të plagosur në shtëpi, ku prindërit deklaruan se ishte vetëplagosur.

Viktima Paulin Gjergji, njihej edhe si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, i cili njihet edhe si pronar kazinosh, ndërsa Lika i një lokali tjetër. /a.y/noa.al

Vrasje me armë zjarri në një hotel në Laç

U vra para hotelit në Laç, kush është biznesmeni i ekzekutuar