Transmetuar më 03-06-2020, 08:09

Një person ka humbur jetën si pasojë e daljes së një makine nga rruga.

Në rrugën rurale të fshatit Dritaj, Prrenjas, Irakli Dembo, 34 vjeç, banues në Korçë,

duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al