Transmetuar më 02-06-2020, 23:15

E ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PS-së Arta Dade foli për ardhjen në pushtet të kryeministrit Edi Rama me Erion Veliajn dhe lëvizjen "Mjaft" që zëvendësoi të "vjetrit" në PS.

"Më lejoni tu them që nga një miku i Ramës, mbasi krijoi këtë grupimin e Mjaftit me vajza të reja, që tashme janë në krye të punëve të pushtetit.

Dikush i tha se ti do të bëhesh kryeministër, pro nuk mund të bëhesh me këto çupëlina, duhet të marrësh PS-në.

Ai ishte kaq largpamës, sa më vonë krijuan G99 dhe ajo kontrollohej nga Rama. G99 në të gjitha sfidat nuk ka marrë as 0.1%. dhe më vonë u transplantuan të gjithë nën ombrellën e Rilindjes në PS.

Duhej bërë vendi për këta dhe u larguan të gjithë ata që do t’i quaja si miqtë e mia, të cilat së bashku i dhamë Shqipërisë mjaft gjëra pozitive", tha Arta Dade.