Transmetuar më 02-06-2020, 21:26

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, në sektorin "Rinia", në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur një person.

Bëhet fjalë për A.B., 37 vjeç, banues në sektor "Rinia".

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes./noa.al/