I riu shqiptar merret zvarrë nga treni, në gjendje kritike për jetën
Transmetuar më 02-06-2020, 21:20

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Një i ri shqiptar u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi një aksidenti të pazakontë në stacionin e trenit.

Ngjarja ndodhi të hënën në 22.30 në stacionin e Brescias.

Pasi ishte në platformë, 23-vjeçari, kuptoi se kishte harruar çantën e shpinës në tren dhe nxitoi ta rimerrte përsëri.

Në tentativë për të zbritur, dyert e trenit kapën çantën e shpinës, duke e tërhequr zvarrë për disa metra./noa.al/

Loading...