Transmetuar më 02-06-2020, 19:55

Mediat turke kanë shkruar se Prokuroria e këtij shteti ka kërkuar dënim me 10 vite burg për biznesmenin shqiptar, Sinan Idrizi.

Presidenti i Flamurtarit të Vlorës është akuzuar nga biznesmeni polak, Adnan Polat për mashtrim në vlerën e 3.5 milion dollarë, për blerjen e një kompanie nafte.

Biznesmeni turk Adnan Polat dhe njëkohësisht ish-president i Galatasaray, paditi Sinan Idrizin, duke e akuzuar për mashtrim në vlerën 3.5 milion dollarë.

Këtë shumë Polat pretendon se ia ka dhënë Idrizit në formën e një garancie, për blerjen e një kompanie hidrokarbure.

Pas dështimit të marrëveshjes, turku i kërkoi mbrapsh garancinë Idrizit, por nuk arriti t’i merrte paratë. /k.k/noa.al/