Transmetuar më 02-06-2020, 19:37

Ka përfunduar takimi maratonë mes përfaqësuesve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Ndërkohë pritet që të ketë edhe deklarata për mediat për të dhënë detaje nëse palët janë dakordësuar për Reformën Zgjedhore.

Ditët e fundit ndërkombëtarët kanë shtuar përpjekjet që politika shqiptare të realizojë Reformën Zgjedhore.

Nuk dihet nëse është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore. /k.k/noa.al/