Transmetuar më 02-06-2020, 18:18

Dy ditët e para të qershorit kanë shënuar pak viktima në Itali, të prekur nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 55 jetë të humbura.

Numri i rasteve të reja vijon të jetë i qëndrueshëm dhe brenda kufijve normalë, me 318 të prekur.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 33 mijë e 530, ndërsa të infektuar 233 mijë e 515 në total.

Në rritje progresive është numri i personave që shërohen nga virusi, ku sot është në 160 mijë e 92.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 12 viktima dhe 187 raste pozitive. /k.k/noa.al/