Transmetuar më 02-06-2020, 16:57

Kokën ulur dhe fytyrën e mbuluar me duar, pa asnjë fjalë. Kështu u shfaq përpara trupit gjykues Abaz Doku, 65-vjeçari që shantazhoi dhe përdhunoi vajzën 15-vjeçare.

Gjykata e la atë në burg, ashtu sikundër edhe tre personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të tmerrshme.

Ata u ndaluan pak ditë më parë nga policia, ndërsa ka dyshime se 65-vjeçari ka abuzuar seksualisht për 4 vite me radhë më të miturën, ndërsa të rinjtë ishin shokë me vëllain e 15-vjeçares.

Të dhënat tronditëse u bënë të ditura nga babai i vajzës, i cili shprehet se abuzimin prej 4 vitesh e ka mësuar rreth 6 muaj më parë nga të njohurit e lagjes.

Babai shprehet se ka kërkuar ndihmën e drejtorit të shkollës, dhe të institucioneve, deri sa është detyruar të kryejë denoncimin në polici. /k.k/noa.al/