Ambasadorët insistojnë, takojnë sërish përfaqësuesit e Këshillit Politik
Transmetuar më 02-06-2020, 16:17

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk dorëzohen dhe insistojnë që palët politike në vend të arrijnë marëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Ata kanë thirrur në një tjetër takim përfaqësuesit e Këshillit Politik.

Këta të fundit ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për Reformën Zgjedhore.

Ndërkaq, pasdite është përcaktuar që palët të ulen sërish në përpjet e fundit për konsensus.

Identifikimi elektronik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe mënyra e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, janë disa prej çështjeve kryesore ku ndahen palët. /k.k/noa.al/

Loading...