Transmetuar më 02-06-2020, 14:51
Yuri Kim, Luigi Soreca

Teksa 31 maji, afati i vetëcaktuar si fundor për përfundimin e reformës zgjedhore, dështoi, ambasadorët vihen sërish në veprim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ai i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe ai britanik, Duncan Norman, do të takohen me përfaqësuesit e partive të Këshillit Politik.

Mësohet se tre ambasadorët do të takojnë Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, Oerd Bylykbashin e Partisë Demokratike, Petrit Vasilin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Rudina Hajdarin e opozitës parlamentare, për të nxitur gjetjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Një ditë më parë, tre ambasadorët zhvilluan një takim edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Sakaq opozita jashtëparlamentare, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e sotme. /a.y/noa.al

Takim me Bashën? Rama: Do ishte normale të uleshim! Ndërhyrja e ambasadorëve, se opozita s’e bën dot punën