Transmetuar më 02-06-2020, 14:17

Policia e Durrësit del me pistë zyrtare lidhur me të riun sirian, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm.

Në deklaratën e dytë, pas informacionit paraprak, thuhet se në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç.

Nga hetimet e kryera dyshohet që i riu të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej.

Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për hetime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Gjendet i vdekur një djalë i ri në Durrës, dyshohet sirian

U gjet i vdekur në rrugë, 20-vjeçari dyshohet se ra nga lartësia