Transmetuar më 02-06-2020, 13:54

Një tjetër dëshmi është lidhur me ngjarjen e rëndë, është ajo e babait dhe vëllait të 15-vjeçares së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës së saj Abaz Doku në Babrru.

Të ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ata treguan detaje të pathëna dhe u përballën live me nënën e një 20-vjevcari që gjithashtu është nën hetim për përdhunimin e saj.

Babai tha se deri dje, kur i biri doli në TV, “Nuk ka pasur asnjë psikolog që i kanë ardhur vajzës në shtëpi”.

Me kë je takuar dje?

Vëllai: Me prindërit e komshiut 20-vjeçar dhe ky ka abuzuar me motrën. U takova në kafe më kërkoi tërheqjen e denoncimit, më thanë ka qenë i dehur, pa vetëdije. Unë i thashë që fotot dhe filmimet si i kanë bërë?

Ndërsa vëllai tregonte, në një lidhje live ndërhyri nëna e djalit të akuzuar:

“Djali im nuk ka përdhunuar njeri, jam e sëmurë me tension djalin ma ka gënjyer ai (Abazi), ma ka marrë, ma ka dehur i ka dhënë me pi. Nuk kam takat me fol sot, jemi familje e rregullt”,-thotë ajo.

Gruaja ka shtuar se: “Goca vetë ka thënë me Klajdin nuk kam gjë, e kam thjeshtë shok”.

Kjo deklaratë ka nxitur sërish reagimin e vëllait të 15-vjeçares, i cili i tha: “Boll ti! Motra ime e zhveshur në krevat me djalin tat, më ka ardh foto si thua ti nuk e di, e ka pranuar motra ime që e ka përdhunuar ai, i ka treguar të gjitha”.

Me fytyrën mbuluar me duar, lihet në “burg” roja i shkollës që abuzoi me të miturën

Tiranë, abuzimi me të miturën, Prokuroria heton dhe drejtuesit e shkollës Tiranë/ Abuzoi në grup, vëllai i së miturës: Djali e rrahu dhe nxori nga shtëpia kur mësoi të vërtetën

Babai seks me dhunë me të miturën në Tiranë dhe video me të, flet djali: E dënoj, jam konfrontuar

Video me të miturën e abuzuar në Tiranë u shpërnda në rrjet, komentet ishin "jepini"! Çfarë shqiptarësh jemi?

EMRI/ Ky është 65 vjeçari që përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, çfarë tha në Policinë e Tiranës

“Je kur*ë nëse s’bën seks me mua”, si e kërcënonte i moshuari të miturën në lagje

Një burrë në Tiranë seks me dhunë me të miturën, e filmon, fut në rrethin e abuzimit dhe 3 djem