Me fytyrën mbuluar me duar, lihet në “burg” roja i shkollës që abuzoi me të miturën
Transmetuar më 02-06-2020, 13:44

Kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë, Abaz Doku 65 vjeç dhe tre të akuzuarit e tjerë, për abuzimin seksual me një vajzë 15 vjeçe në zonën e Babrrusë.

“Arrest me burg” caktoi Gjykata  Tiranës, ndaj rojës së shkollës që frekuentonte e mitura, i cili u shfaq në gjykatë me kokën ulur dhe fytyrën e mbuluar me duar prej turpit.

E njëjta masë sigurie u dha edhe për 20-vjeçarin Klajdi Poçi dhe dy të rinjtë e tjerë R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se i moshuari kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Këto video ua kishte dhënë tre shtetasve, konkretisht Klajdi Poçit, 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. /a.y/noa.al

Tiranë, abuzimi me të miturën, Prokuroria heton dhe drejtuesit e shkollës Tiranë/ Abuzoi në grup, vëllai i së miturës: Djali e rrahu dhe nxori nga shtëpia kur mësoi të vërtetën

Babai seks me dhunë me të miturën në Tiranë dhe video me të, flet djali: E dënoj, jam konfrontuar

Video me të miturën e abuzuar në Tiranë u shpërnda në rrjet, komentet ishin "jepini"! Çfarë shqiptarësh jemi?

EMRI/ Ky është 65 vjeçari që përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, çfarë tha në Policinë e Tiranës

“Je kur*ë nëse s’bën seks me mua”, si e kërcënonte i moshuari të miturën në lagje

Një burrë në Tiranë seks me dhunë me të miturën, e filmon, fut në rrethin e abuzimit dhe 3 djem

Loading...