Transmetuar më 02-06-2020, 13:29

Dalin pamjet nga ajo që mbeti pas nga sulmi ndaj Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, ku një person me makinë shpërtheu portën hyrëse.

Nga goditja e furishme me mjet, porta u deformua, çka detyroi që të hiqet, duke mbetur hapur.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku Bledar Lazareni, 34 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, goditi portën hyrëse të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Më pas ai hyri në oborrin e policisë, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i policisë që kryente shërbim në hyrje.

34-vjeçari, pasi hyri oborr, doli nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por u neutralizua dhe prangos menjëherë nga shërbimet e policisë.

Policia tha se Lazareni dyshohet se e ka kryer aktin në gjendje të rënduar psikologjike./a.y/noa.al

Sulmohet me dhunë drejtoria e policisë Elbasan