Transmetuar më 02-06-2020, 13:03

Kryeministri Edi Rama i del në krahë kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas publikimit të një video prej tij, ku shihej nëna e një të mituri të dhunuar nga policia, me armë në dorë.

“Më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë, që kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizimin dhe për rezultatet ka gabuar, pa diskutim. E them pa asnjë rezervë, ka gabuar, por jam më i pritur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa të gjithë moralistëve të mexhelistit të këtij vendi”, u shpreh Rama.

Ai argumentoi në konferencën e sotme, se është fare e qartë që nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse polici, për të cilin flitej, është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë se dakord të gjitha, por edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirërritjen e brezit të ri.

“E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimin dhe duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pa vënë në diskutim nga askush, kur është vënë i kujdo qoftë dhe profesionalizimin, çështja për mua është e mbyllur”, deklaroi Kryeministri.

Në këtë linjë shtoi se ata që predikojnë më shumë moral dhe ligjësi morale ka fatin ti njohë dhe deklaroi se “Mes të dyve zgjedh drejtorin”. /a.y/noa.al