“Zgjedhorja”, Varhelyi: Palët të provojnë për marrëveshje! Basha: Opozita gati të mbyllë procesin
Transmetuar më 02-06-2020, 12:50
Oliver Varhelyi, Lulzim Basha

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi reagon lidhur me mos arritjen e dakordësisë për reformën zgjedhore.

Në një mesazh të tij, Varhelyi shkruan, “Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.”.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimit të komisionerit, duke e falenderuar, për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri.

“Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllyr reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë”, thotë Basha. /a.y/noa.al

Loading...