Transmetuar më 02-06-2020, 12:39

Kryeministri Edi Rama, komenton mos arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, brenda 31 majit, afat i vendosur nga palët politike, duke thënë se ka një sugjerim të kthyer në kërkesë që nga bundestagu gjerman i cili është kthyer në dokumentin e Këshillit Politik, mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODHIR.

Ai deklaron se mbi bazën e këtyre rekomandimeve, gjithçka që nuk është ndonjë shkencë, “ne jemi të hapur deri në fund për çdo gjë”.

“Por duke qenë se në këtë proces për të ndihmuar janë përfshirë edhe partner, miq të Shqipërisë, nuk dëshiroj të bëj komente para se të flasin dëshmitarët. Kam këndvështrimin tim për procesin, por ajo që na duhet është të bëjmë sa më pak polemika, e lagu se lagu, dhe të përpiqemi të bëjmë produktin më të mirë. Nga ana jonë ne besojmë se produkti është aty, i plotëson të gjitha kushtet”, u shpreh Rama në konferencën e sotme.

Ai shtoi se për reformën zgjedhore, të gjitha palët kërkojnë gjithçka, ku shtoi se ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet, por sipas tij nuk është e vërtetë.

“Zgjedhjet fitohen me votën e popullit, reforma është thjesht çështje standardesh dhe respektimi standardesh”, deklaroi kreu i qeverisë.

Lidhur me një takim të mundshëm me Lulzim Bashën, Rama tha se "Do ishte normale të uleshim".

Në këtë linjë shtoi se mazhoranca e ka bër bërë punën e saj dhe produkti është aty.

"Në Shqipërinë e vitit 2020, nuk është hijshme për ne që për çështje të brendshme, lidhur me vendosjen e rregullave të lojës, ku palët janë dy skuadra apo më shumë që do zhvillojnë një ndeshje, bien dakord, sa është fusha dhe porta, të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer. Është për të thënë faleminderit, përderisa ka palë që nuk e bëjnë dot hapin për ta bërë vetë, atëherë duhet ndihmë. Unë jam Kryeministër kërkoj të ulemi, por ju e dini historinë. Gjynah sepse humbasim kohë dhe energji dhe i lëmë hapësirë gënjeshtrave", tha Kryeministri. /a.y/noa.al

Spitali i ri Covid, Rama: Virusi nuk ka ikur! S’dimë ç’do sjellë fluksi i turistëve, duhet të jemi gati