Transmetuar më 02-06-2020, 12:01
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje, është shënuar ditën e sotme në Tiranë.

Rreth orës 10:00, në zonën e Alliasit, mjeti me drejtuesen 28-vjeçaren E.S., ka aksidentuar këmbësoren Xh.Ll., 67 vjeçe.

E moshuara pasi është transportuar për në spital fillimisht në gjendje të qëndrueshme, ka ndërruar jetë më vonë.

Nga ana e policisë, drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu po punohet përcaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup, teksa dyshohet hemorragji e brendshme. /a.y/noa.al