Transmetuar më 02-06-2020, 11:44

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inauguruan ditën e sotme spitalin e ri Covid.

Në fjalën e tij për mediat, Rama tha se nuk duhet harruar se virusi nuk ka ikur, pasi nëse do të kishte ikur do e kishin thënë organizatat botërore.

“Flitet se mund të vijë një valë e dytë koronavirusi. Mund të vijë mund të mos vijë! Nuk e dimë çfarë impakti do ketë fluksi i madh i turistëve, duhet të jemi gati”, u shpreh Rama.

Lidhur me hapjen e kufijve, deklaroi se, “Edhe kjo e kufijve, hap kufijtë, hap kufijtë, ja ne i hapëm, por tani kemi vetëm me Malin e Zi. Me turizmin askush nuk e di, më kë nuk kam biseduar dhe folur. Ne turizmin e hapëm, është i domosdoshëm për ekonominë, por nuk e di, mund të ndodhë që gjërat të përkeqësohen pa pritur dhe kujtuar”.

Kreu i qeverisë e cilësoi punën e mjekëve gjatë kësaj periudhe si heroike, duke shtuar se, ky ishte rasti për "të marrë hak", ndaj baltës së hedhur ndaj tyre.

Ministrja Manastirliu tha se të gjitha ambientet janë organizuar në mënyrë të tillë që të jenë të ndërlidhura.

“Spitali ka kapacitet 100 shtretër, 50 me oksigjen. Çdo kat është i njëjtë, me dhomat e reanimacionit, të personelit shëndetësor”, deklaroi ajo./a.y/noa.al