Transmetuar më 02-06-2020, 11:21

Dy raste të dhunës në familje kanë bërë që dy persona në Tiranë, të përfundojnë në pranga.

Efektivët e komisariatit Nr.3, arrestuan gjatë kësaj të hëne F.L., 32 vjeç, i dënuar më pare, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhuna në familje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, efektivët e komisariatit Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të H.T., 33 vjeç.

Prangosja e tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës si dhe vajzës së tij të mitur. /a.y/noa.al