Transmetuar më 02-06-2020, 10:33
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Rreth orës  09:45, në Yzberisht, mjeti me drejtues shtetasin J.B., ka aksidentuar këmbësorin S.P., 56 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al