Transmetuar më 02-06-2020, 10:30

Një vajzë e re ka pësuar dëmtime të rënda, si pasojë e rënies nga ura duke derdhur plehrat.

Rreth orës 09.30 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e policisë Mat, kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë, Bashkia Mat, 25-vjeçarja F.T., ka renë aksidentalisht nga ura duke hedhur plehrat.

E dëmtuara  është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Aktualisht grupi hetimor po vijon hetimet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al