Transmetuar më 02-06-2020, 10:00
Foto ilustruese

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në Vlorë, duke vënë në pranga një djalë dhe një vajzë

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, nga ana e uniformave blu, pasditen e së hënës në një nga rrugicat e qytetit të Vlorës, u bë i mundur të lokalizohej automjeti i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike.

Efektivët e policisë bën arrestimin në flagrancë të  Elidon Jaho, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Fjoralba Dokolli, 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkwagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se lëndën narkotike, dy të ndaluarit do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.

Ndaj dy të arrestuarve për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al