Transmetuar më 02-06-2020, 09:39

Një djalë i ri sirian, u gjet i vdekur në rrugë, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Trupi i pajetë i të riut u gjet pranë ish-hotel Vollgës në lagjen nr.1.

Në trupin e të riut u gjetën njolla gjaku, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se 20-vjeçari ka rënë nga kati i tretë i godinës, poshtë të cilës u gjet.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, Durrës, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.

Për shkak të situatës së koronavirusit, në Durrës u bllokuan një grup klandestinësh sirianë, të cilët synonin të kalonin në Malin e Zi, me destinacion final Gjermaninë. Mendohet se viktima është pjesë e tyre. /a.y/noa.al

Gjendet i vdekur një djalë i ri në Durrës, dyshohet sirian